Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Universiteti i mashtruesve që përfituan mbi një milion euro, lidhje me politikanët – Malisheva Press

Universiteti i mashtruesve që përfituan mbi një milion euro, lidhje me politikanët

uni120 studentë paguan nga 10 mijë euro për diploma në një universitet ilegal në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.

Jalcen Kocak, ish-deputet në Parlamentin Turk dhe biznesmeni Mehmet Behattin Ozel kanë hapur një “universitet privat” në gjuhën turke dhe kanë sjellë 120 studentë nga Turqia për të studiuar drejtësinë.

Për një vit studimesh studentët kanë paguar nga 10 mijë euro. Por, me të përfunduar semestrin e parë studentët kanë kuptuar se janë pjesë e një skeme mashtrimi dhe se diplomat e tyre nuk do të njiheshin gjëkundi.

Për të zhvilluar pa pengesa biznesin kriminal në Kosovë, ata kishin afruar afër vetes deputetë, gjyqtarë dhe njërin prej zëvendësministrave të arsimit, përcjell koha.net.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese ishin paguar me para kesh, derisa zëvendësministri i Arsimit, që kishte heshtur, kishte marrë dhuratë një laptop.

Gjithë kjo ka ndodhur me dijeninë e shtetit të Kosovës. Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.