Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
UNDP Lanson garën për foton më të mirë online për të luftuar korrupsionin – Malisheva Press

UNDP Lanson garën për foton më të mirë online për të luftuar korrupsionin

fajikorrupsionitProgrami i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lanson fushatën “#fajikorrupsionit” ku qytetarët me anë të fotografive mund të kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit. Kjo fushatë ka për qëllim të tregojë efektet e dëmshme të korrupsionit në përditshmërinë e qytetarëve dhe është pjesë e aktiviteteve që shënojnë 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër korrupsionit.

Pjesëmarrja në këtë garë është e thjeshtë: Fotografohet dëmi i korrupsionit – në këtë rast, karrigat e dëmtuara në shkolla, mbeturinat nëpër rrugë apo ndonjë rast tjetër – postohet në rrjetet shoqërore si Facebook, Twitter apo Instagram dhe automatikisht hyn në garë për tri shpërblimet e para, njofton UNDP përmes një komunikate.

Të gjitha fotografitë e mbledhura në këtë mënyrë do të vlerësohen nga juria profesionale kurse 20 fotografitë më të mira do të prezentohen në ekspozitën që organizohet me 9 dhjetor. Këto fotografi, pas ekspozitës, do të shpërndahen në zyret e institucioneve dhe organizatave vendore dhe të huaja si simbolikë emocionale dhe personale nga qytetarët të cilët përballen me efektet negative të korrupsionit në përditshmërinë e tyre.

Gara është e hapur deri me 4 dhjetor për të gjithë qytetarët dhe organizohet nga projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së dhe Instituti Demokratik i Kosovës.