Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Uk Lushi: Kosova nuk mund të ketë dy pushtete paralele – Malisheva Press

Uk Lushi: Kosova nuk mund të ketë dy pushtete paralele

uk-lushiUk Lushi, shqiptaro-amerikani që është ekspert i suksesshëm i financave në Ëall Street të Neë York-u, në një postim  në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Kosova nuk mund të ketë dy pushtete paralele.

Lushi ka apeluar Qeverinë e Republikës së Kosovës për mos ndarjen e pushtetit.

Ndër të tjera Lushi i ka bërë thirrje përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet me Serbinë që të mos pranojnë me asnjë kusht dhe nën asnjë presion që Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë t’i ngjiten kompetenca ekzekutive, ngase sipas tij një gjë e tillë do të ishte prishje e dy qëllimeve kryesore të dialogut gjegjësisht normalizimit të marrëdhënieve dhe vendosjes së paqes mes Serbisë dhe Kosovës.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Më kujtohet me 21 shkurt 1989 Apeli i 215 intelektualëve të Kosovës mbi rrezikun që i kanosej Kosovës nga Millosheviqi dhe regjimi i tij fashist. Më e pakta, ky apel ka mbetur si një shenjë në kohë që njerëzit ishin të shqetësuar dhe nuk do të pranonin imponimet me dhunë.

Pasi që nuk kam vërejtur apo hasur në një iniciativë që të thirret publikisht për kujdes dhe vendosmëri që Kosova të mos ketë dy pushtete paralele, një të Qeverisë së Prishtinës dhe një të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, po shkruaj këtë Apel, të cilin, nëse pajtoheni me të, mund ta nënshkruani dhe bile shpërndani.

A P E L

Me aranzhimin e BE-së Serba dhe Kosova janë në një proces dialogues që nga 19 tetori i vitit 2012. Qëllimet kryesore të këtyre bisedimeve janë normalizimi i marrëdhënieve dhe vendosja e paqes mes dy shteteve. Përkundër të kaluarës së përgjakshme prej pushtimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1912, të dy vendet duhet të shikojnë përpara dhe të pajtohen. Kjo duhet të bëhet sepse është në interes të qytetarëve të dy shteteve dhe veçanërisht pakicës serbe që jeton kryesisht në veriun e Kosovës dhe pakicës shqiptare që jeton në Luginën e Preshevës në Serbi.

Përgjatë bisedimeve pala që ka bërë lëshime më të mëdha ka qenë Kosova dhe si rezultat pakica serbe gëzon të drejta më të mëdha se sa cilado popullatë pakicë në Europë.

Kosova duhet të ndihet krenare që i ka dhënë secilit qytetar të drejta maksimale pavarësisht përkatësisë nacionale, por kërkesat dhe plani i Serbisë që brenda territorit të Kosovës të ketë një Bashkësi Komunash Serbe në Kosovë, e cila do të ketë përgjegjësi ekzekutive është dënim me vdekje i shtetit të Kosovës sepse asnjë vend nuk mund të funksionojë me dy qeveri paralele.

Thërras përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet me Serbinë që të mos pranojnë me asnjë kusht dhe nën asnjë presion që Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë t’i ngjiten kompetenca ekzekutive, ngase një gjë e tillë do të ishte prishje e dy qëllimeve kryesore të dialogut gjegjësisht normalizimit të marrëdhënieve dhe vendosjes së paqes mes Serbisë dhe Kosovës.

Uk Lushi