Ujërat e zeza vërshojnë fshatin Damanek (Foto)

Derdhja e ujërave të zeza si pasojë e prishjes së kanalizimit po vazhdon tash e sa muaj në fshatin Damanek. Javë më parë Malishevapress/ ka raportuar lidhur me këtë problem me të cilin vazhdojnë të përballën qytetarët e Damanekut, mirëpo edhe me tej Komuna E Malishevës nuk ka marr asnjë veprim për sanimin e kësaj gjendje. Një lexues i yni ka dërguar në redaksinë tonë, disa foto nga vendi ku vazhdojnë të derdhen ujërat e zeza në mes të fshatit dhe ku çdo ditë e më tepër po përmbyten shumë sipërfaqe të tokave bujqësore dhe njëkohësisht derdhja e këtyre ujërave po shkakton rrezik për shëndetin e qytetarëve në këtë fshat. Dhe kjo gjendje do të vazhdoj përderisa komuna nuk vepron për ta rregulluar kanalizimit dhe zgjidhjen e këtij problemi.