Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
UEFA: Shqipëria, surpriza e Europianit – Malisheva Press

UEFA: Shqipëria, surpriza e Europianit

0013542431-768x432

Në futboll nuk është vetëm rezultati, por edhe statistikat. Janë ato që shumë herë mundin logjikën, apo të fortin dhe të dobëtin. E tillë është edhe historia e Shqipërisë, surprizës së çmendur të Euro 2016-ës

UEFA e ka cilësuar surprizën e madhe Shqipërinë, skuadrën që në vitin 2001 ishe shumë larg të qenit mes pretendenteve evropiane. Madje, në fund të 52 ekipeve të kontinentit, gjithmonë renditej Shqipëria, që kalonte vetëm Luksemburgun, San Marinon apo Lihtenshtejnin.

Për ata që nuk e dinë në llogarinë e vendeve në Europë, Shqipëria nga vendi i 49-të që pozicionohej në 2001-in sot është kombi i 39 në kontinent. Një pozicion që vetëm me Rusinë dhe Jugosllavinë e bashkuar, Shqipëria e ka prekur, ose më saktë, kur në vitin 1990 në Europë kishte vetëm 30 skuadra.

Ngritje e ulje që të çonin deri në vendin e 40-të, por asnjëherë poshtë këtij numri. Gjithsesi kualifikimi i skuadrave shqiptare në Europë vitin e shkuar dhe kuqezinjve në evropian bënë që Shqipëria të jetë e 39-ta në Europë, në bazë të llogaritjeve të fundit, transmeton shekulli.

Akoma më mirë në renditjen e “National Ranking UEFA 2015”(renditja e kombëtareve). Jemi në 31-ët në kompeticionet ndërkombëtare për ekipet përfaqësuese. Një arritje historike që mund të thellohet edhe më shumë nëse kalojmë grupin.

Dhe të thuash që në vitin 2001 para shortit për Europianin e 2004-ës, jemi renditur të 43-ët. Një vend që nuk na nderonte, por në fund pas shumë djerse në fushë renditemi të 31-ët. Askush nuk e ka besuar që Shqipëria do të ishte në Europian.

UEFA, konfederata Europiane së fundmi e ka vlerësuar Shqipërinë më të mirën e edicionit, me kuqezinjtë që pozicionohen në majën më të lartë të podiumit për ekipe.

UEFA theksonte se në evenimentin e zgjeruar me 24 skuadra, ka disa ekipe debutuese si Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Sllovakia.

Por, nëse të gjitha këto skuadra kanë luajtur në Kupën e Botës dhe Islanda arriti deri në fazën “play-off” të Brazil 2014, për Shqipërinë kjo është një ecuri e paprecedentë

Shqipëria i nisi kualifikueset në vazon e pestë, e pozicionuar në vendin e 41-të në renditjen e UEFA-s dhe e mbylli e 31-ta, ndërsa pjesëmarrje në fazën finale të Europianit ishin regjistruar nga Kombëtarja U-18 në vitin 1982 dhe nga përfaqësuesja e 16-vjeçarëve në vitin 1995.

Përzgjedhja erdhi me argumentin se suksesi i një të vogle përballë gjigantëve europian në eliminatoret e fundit, pasi rezultatet surprizë janë të shpeshtë në startin e kualifikueseve, si në rastin e fitores së Shqipërisë në fushën e Portugalisë në debutim.

Po kështu Shqipëria ka koeficientin më të ulët sa i takon pretendentëve për fitoren e Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Sipas kompanive më prestigjioze të basteve, koefiçenti i vendosur për kuqezinjtë është 150, teksa Gjermania e Franca janë dy skuadrat më favorite të kompanive të basteve, qe e kanë koeficientin 4. Sipas kompanive të basteve, pas Gjermanisë e Francës, vjen Spanja me koeficient 6.5.

Më pas Belgjika me 10, Anglia 11, Italia 12, Portugalia 20, Kroaci 30, Austria 40, Poloni e Uells 50, Rusi-Zvicër-Çeki e Islandë nga 75, Turqi 80, Zvicër 100, Rumani 100, Sllovaki 100 dhe më pas Shqipëria dhe skuadrat e tjera të mbetura 150.

Rezultatet më të mira historike

Rezultatet e UEFA Champions League / European Cup:

– Prej 1999/2000: Q4 – KF Skënderbeu (16)

– 1992/1993 – 1998/1999: Kurrë nuk ka kaluar raundin e parë

– 1955/1956 – 1991/1992: Në të 16-at – KF Tirana (83, 89, 90)

Rezultatet e UEFA Europa League / UEFA Cup:

– Prej 2004/2005: Faza e grupeve – KF Skënderbeu (16)

– 1999/2000 – 2003/2004: Kurrë nuk ka kaluar raundin e parë

– 1971/1972 – 1998/1999: Në të 16-at – KS Flamurtari (88

Rezultatet e Botërorit:

– Prej 1998: Nuk është kualifikuar

– 1930 – 1994: Nuk është kualifikuar

Rezultatet e Europianit:

– Prej 1996: Faza e Grupeve (2016)

– 1960 – 1992: Nuk është kualifikuar