Uebfaqja për informim të qytetarëve apo për reklamim të kryetarit Begaj

webfaqja_kk

Kryetari Begaj si duket është dashuruar pas vetës së tij. Ai nuk lë aktivitet pa u dukur sa për fotografi dhe nuk humb rast të mos marr fotografi të cilat pastaj i poston në uebfaqen e komunës e cila do të duhej ti informonte qytetarët për procedura, vendime dhe aktivitete të cilat të shumtën e rasteve mungojnë. Por jo edhe kur bëhet fjalë për aktivitetet sado të vockla të kryetarit Begaj. Në vend që me rastin e organizmit të “Odës së Llapushës” në uebfaqen e komunës tu lihej hapësirë Drejtorisë së Kulturës dhe artistëve, atë e ka zaptuar kryeari Begaj. Ne kemi shkëputur një pjesë nga kjo uebfaqe e cila është e mbuluar me fotografi dhe lajme ku protagonist është Begaj. Mbase do ishte mirë që zyra për informim ti hapte një uebfaqe të veçantë  kryetarit Begaj ku ai do të pozonte lirshëm dhe sa do ia kishte qejfi, kurse uebfaqen e komunës ta përdornin për informim të qytetarëve. Aktualisht kjo uebfaqe është mjaft e varfër me informata krahasuar me ato të disa komunave të tjera. /MalishevaPress