Uebfaqet e komunave jashtë funksionit që një javë

foto-1Prishtinë, 16 dhjetor – Ka një javë që uebfaqet zyrtare të të gjitha komunave të Kosovës janë jashtë funksionit.

Zyrtarë komunalë konfirmojnë se mungesa e funksionimit të sajteve zyrtare u ka shkaktuar telashe atyre dhe qytetarëve, ndërkohë që përgjegjësinë e adresojnë te Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kjo e fundit, në një përgjigje për gazetën, ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur shkaku i ngarkesës së serverit ku janë të postuara uebfaqet e komunave dhe ajo e MAPL-së.

“MAPL-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për të rritur kapacitetin e serverit në mënyrë që të rregullohet performanca e uebfaqeve.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka nën monitorim të vazhdueshëm uebfaqet e komunave dhe po bën përpjekje që këtë problem ta zgjidhë sa më shpejt. Duke marrë parasysh rëndësinë e uebfaqeve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta zgjidhë këtë problem gjatë kësaj jave”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim të kësaj ministrie. Kjo ministri ka bërë të ditur se është në proces të ridizajnimit të të gjitha uebfaqeve të komunave dhe MAPL-së, ku komunat do të kenë mundësinë që t`i adresojnë të gjitha kërkesat që i kanë për uebfaqe.

Por derisa të rregullohet ky problem, qasja e qytetarëve në uebsajtet e komunave është e pamundshme