‘U shit’ AKR-ja, mësoni se me cilën parti bëri koalicion

Pas nominimit të Avdullah Hotit për kryeministër, LDK-ja e ka bërë edhe një hap tjetër.

Burime të Indeksonline mësojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje me Aleancën Kosova e Re për futjen në koalicion parazgjedhor.

Marrëveshja thuhet të jetë arritur sot në orët e paraditës ndërsa zyrtarizimi do të bëhet në orët në vazhdim.

Një gjë të tillë  e ka konfirmuar edhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, kështu duke shkruar mbi këtë lajm se ‘Te gjitha forcat politike progresive me LDK.LDK e para. VAZHDOJM.