U promovua monografia “Miftar Hasani 1900-1926” (ribotim me plotësime)

promovimiAmfiteatri i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ishte përplotë me njerëz, publikë, pjesëmarrës nga më të ndryshmit dhe mjaft orator. Në mungesë të recenzentit prof. dr. Asllan Krasniqi, kumtesa e tij u lexua nga Herolindë Zogaj, kurse para te pranishmëve folën edhe Reshat Sahitaj, Prend Buzhala, Ali Geci, Martin Çuni, prof. dr. Mehmet Rukiqi dhe prof. dr. Liman Rushiti. U thanë fjalë të rëndësishme për kryepersonazhin kryesor, për familjen e tij për veprën dhe kompletimin e pasurimin e saj me katër versione. Të pranishmit i përshëndeti edhe Miftar Hasani i ri, i gëzuar që sot këtu në këtë tempull të librit, promovohet libri për trimërinë e mendjemprehtësinë e Miftar Hasanit. Autoret, Habib Zogaj e Ahmet Rexhaj përshëndetën audiencën e mrekullueshme dhe shtuan gati fare pak fjalë pas gjithë atyre oratorëve. /MalishevaPress