Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
U prezantua projektbuxheti i komunës për vitin 2017, të premten bëhet votimi – Malisheva Press

U prezantua projektbuxheti i komunës për vitin 2017, të premten bëhet votimi

komuna malisheve

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Aziz Thaçi, sot ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt të saj, për këtë vit. Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, ka shqyrtuar projekt buxhetin 2017-2019, si dhe ka shqyrtuar edhe dy raporte të drejtorisë së arsimit.

Projekt buxhetin komunal 2017-2019, para anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Vesel Krasniqi. Drejtori Krasniqi, në mënyrë të detajuar e ka prezantuar hartimin e projekt buxhetit, duke filluar nga qarkorja e parë, pastaj, dëgjimet publike e deri në prezantimin e buxhetit para Kuvendit të Komunës. Ndërsa anëtarët e kuvendit, kanë debatuar rreth buxhetit, kryesisht për investimet kapitale, ku i kanë dhënë propozimet e tyre. Ky projekt buxhet u lexua në dëgjim të parë, ndërsa të premten, pritet të lexohet edhe versioni përfundimtarë, para miratimit të tij nga ana e kuvendit.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, është prezantuar raporti i përfundimit të vitit shkollor 2015/2016 dhe përgatitjet e fillimit të vitit shkollor 2016/2017, raporte të cilat i prezantoi drejtori i arsimit, Avdi Morina. Morina, i ka prezantuar të gjitha të arriturat dhe sfidat e që ka drejtoria, në rritjen e cilësisë së arsimit. Më pas, edhe anëtarët e KK të Malishevës, kanë debatuar rreth gjendjes në arsim, ku të gjitha diskutimet ishin të orientuara në rritjen e cilësisë, duke i eliminuar defektet që mund të jenë në shkollat e Komunës së Malishevës.

KK i Malishevës, gjithashtu, ka shqyrtuar kërkesën e një qytetari nga Malisheva, për ndërrim destinimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore, kërkesë e cila është miratuar.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, mbledhjen e radhës do ta mbajë të premten më 30 shtator, kur edhe do të shqyrtohet Rregullorja për Tatimin mbi Pronën dhe Projekt Buxheti 2017-2019, lexim i dytë.