Trump: Vladimir Putin është vrasës

20170205092150332646

Presidenti i SHBA-ve, Donald J. Trump në një intervistë me Bill O’Reilly ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një vrasës por edhe Amerika është një e tillë.

Fox News Channel ka publikuar një pjesë të shkurtër të intervistës e cila do të shfaqet sot në Super Bowl, transmeton Koha.net. Trump thotë se respekton Putinin, edhe pse është shprehur se,“ai është një vrasës. Putin është një vrasës”.

“Ka shumë vrasës. Ne kemi një numër të madh të vrasësve. Çfarë, mendoni që shteti jonë është aq i pafajshëm?”, shtoi ai.