Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Trishtuese: Lumi Mirusha në Malishevë mbushet me Peshq të ngordhur (Foto/Video) – Malisheva Press

Trishtuese: Lumi Mirusha në Malishevë mbushet me Peshq të ngordhur (Foto/Video)

Sot, në mëngjes qytetarët e Malishevës kanë parë një gjë të pazakontë përgjatë shtratit të lumit Mirusha që kalon nëpër qendër të qytetit, pothuajse i gjithë shtrati i lumit ishte i mbushur me peshq të ngordhur e që sipas disa dëshmitarëve herët në mëngjes sasia e tyre ishte shumë e madhe por që rrjedha e lumit i ka bartur shumicën e tyre. Nuk dihet saktë se pse ka ndodhur kjo dukuri edhe pse të gjitha dyshimet janë që shkaku i ngordhjes së peshqve dhe gjallesave tjera në lum vije si pasojë e ndotjes enorme të lumit Mirusha. Pothuajse të gjitha kanalizimet e fshatrave të Malishevës që derdhën në lum, si dhe hedhja e mbeturinave dhe e kimikateve të ndryshme që po vazhdojnë të bëhen janë shkaktarët kryesor pse ka ndodhur ngordhja e peshqve sot e po vazhdon çdo ditë.

Po ashtu, sipas disa qytetarëve shtrati i lumit me peshq të ngordhur fillon nga Banja dhe përshkon pjesën tjetër të lumit në drejtim të Malishevës.

Kujtojmë se Komuna e Malishevës për çdo vit ndan buxhet për pastrimin e lumit, madje nuk ka kaluar as edhe një javë që kur komuna përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur fillimin e pastrimit të lumit. Punime këto të cilat filluan dhe mbaruan brenda pak orëve dhe krejt rezultati i asaj pune ishte pastrimi i më pak se 20 metrave të shtratit të lumit.

Përderisa do të vazhdoj mos përkujdesja institucionale ndaj lumenjve dhe hapësirave publike, përderisa do të vazhdoj derdhja e ujërave të zeza në lum dhe helmimi i mjedisit, deri atëherë do të jemi dëshmitarë të zhdukjes së përhershme të peshqve dhe gjallesave tjera në lumenj dhe në natyrë.