Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Tri komuna të rajonit të Prizrenit e mbyllin vitin me detyrime ndaj operatorëve ekonomikë – Malisheva Press

Tri komuna të rajonit të Prizrenit e mbyllin vitin me detyrime ndaj operatorëve ekonomikë

Komunat e rajonit jugor të Kosovës vitin e kaluar e kanë mbyllur me obligime të papaguara ndaj operatorëve ekonomik.

Mirëpo përderisa komunat Suharekë, Malishevë dhe Dragash kanë zbatuar kontrolle të mira në menaxhimin e obligimeve financiare, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit një gjë e tillë nuk vlen edhe për komuna të Prizrenit, Rahovecit dhe të Mamushës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këto arsye Suhareka, Malisheva dhe Dragashi nuk kanë marrë rekomandime në këtë fushë nga Auditori, derisa Prizreni, Rahoveci dhe Mamusha janë këshilluar që t’i përmirësonin kontrollet dhe raportimet në këtë drejtim.