Kryetari i AKR-së në Lipjan përkrahë Albin Kurtin

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti derisa po e vizitonte biznesin “MS Quality” të cilin e udhëheq kryetari i AKR-së në Lipjan Sabit Pacolli, ka marrë përkrahje për mbështetje në zgjedhjet e 11 qershorit, raporton korrespondenti i Kohës Ditore.

Sabit Pacolli me këtë rast ka thënë se nuk është hidhëruar që presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli nuk e ka futur në listë për deputet, mirëpo do ta përkrahë Albin Kurtin që të bëhet kryeministr i ardhshëm i Kosovës.

“Albin Kurti është kryeministri i ardhëm i Kosovës dhe do ta përkrahim”, ka thënë Pacolli. Sipas tij ky Kurti është një njëri mjaftë i madh i cili mund ta përfaqësoi popullin e Kosovës.

Në anën tjetër Albin Kurti ka thënë se i besoj prodhimit të kësaj fabrike dhe është i nderuar që kjo fabrikë mbanë të punësuar mbi 30 punëtorë e, në mesin e tyre edhe persona me aftësi të kufizuara.