Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Top 5 momentet më dramatike në futboll gjatë vitit 2016 (Video) – Malisheva Press

Top 5 momentet më dramatike në futboll gjatë vitit 2016 (Video)

foto-3Viti 2016 ishte padyshim një vit i paharrueshëm në futboll, ku nuk munguan befasitë e mëdha.

Në nivel klubesh, 2016 ishte padyshim viti i Realit, i cili përkundër dështimit në garën për titull në La Liga, arriti të fitojë të gjithë trofetë e rëndësishëm në nivel klubesh.

Por, padyshim se gara më emocionuese e cila dhuroi më së shumti spektakël gjatë vitit, ishte kampionati evropian i mbajtur në Francë.

5. Totti shënon golat të cilët kanë mundur të jenë të fundit me fanellën e Romës

Në ndeshjen ndaj Torinos në Serie A, Totti u inkuadrua në lojë nga banka e rezervistëve në minutën e 85 të takimit, dhe arriti të përmbys rezultatin heroikisht në favor të Romës. Legjenda e Romës, ashtu si shumë herë në të kaluarën gjatë karrierës së tij te klubi, tregoi edhe njëherë madhështinë e tij, duke shënuar dy gola brenda tre minutave. Totti fillimisht barazoi për 2-2, para se të shënonte golin e fitores nga penalltia.

4. Triumfi i 11-të i Realit në Ligën e Kampionëve

Pasi fitoi ‘La Deciman’ në vitin 2014, Reali edhe njëherë u përball me rivalin e qytetit Atleticon në një finale të Ligës së Kampionëve. Pasi hoqi dorë në garën për titull në La Liga, ekipi i udhëhequr nga Zidane arriti suksesin historik për herën e 11-të në garën më elitare të futbollit evropian. Reali arriti që sërish ta mposht Atleticon në finale, kësaj radhe pas penalltive.

3. “Sensacioni” i quajtur Leicester City

Në fillim të sezonit, askush nuk e kishte menduar se Leicester City mund të shpallej kampion në Premierligë. Por, ekipi i trajnerit italian Claudio Ranieri arriti të bëjë mrekullinë, duke u shndërruar në një nga sensacionet më të mëdha në historinë e futbollit. Leicesteri u shpall bindshëm kampion, duke mundur të gjitha skuadrat e mëdha dhe ndeshjet e rëndësishme gjatë rrugëtimit drejt titullit.

2. Kili shpallet sërish kampion i Amerikës së Jugut, Leo Messi pensionohet nga kombëtarja

Kili u shpall për herë të dytë radhazi kampion i Amerikës Jugore, duke mposhtur në finale favoritin Argjentinën. Messi dështoi nga penalltia në finale, dhe zhgënjimi i tij arriti kulmin kur ylli i Barcelonës vendosi të pensionohej nga kombëtarja. Sidoqoftë, fituesi i Topit të Artë ndryshoi mendimin, duke u rikthyer te kombëtarja në muajin gusht.

1. Portugalia e Ronaldos shpallet kampion në Evropë, mund nikoqirin Francën në finale

Në numrin një renditet suksesi historik i Portugalisë, në kampionatin evropian ‘EURO 2016’ të mbajtur në Francë. Pak kush e kishte menduar se Portugalia do të shkonte larg në këtë kompeticion, sidomos kur merret parasysh se kombëtarja e udhëhequr nga Fernando Santos arriti vetëm tri barazime në fazën në grup. Por, kombëtarja portugeze në fund arriti suksesin historik, duke mundur organizatorin e Evropianit, Francën, në finalen e 10 korrikut të zhvilluar në Paris. Ronaldo u lëndua në pjesën e parë në këtë takim, por arriti që nga banka rezervë të inspirojë kombëtaren e tij drejt titullit të parë kampion evrope në historinë e Portugalisë.