Tomë Gashi: Vrasjen e Astritit, Qeveria s’mund ta shndërrojë në vetëvrasje

Në prag të gjashtemujorit të vdekjes së aktivistit të VV-së Astrit Dehari, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Qeveria po vazhdon të heshtë në lidhje me këtë rast.

E sipas Gashit, me heshtje vrasja nuk mund të shndërrohet në vetëvrasje.

Ky është statusi i plotë Tomë Gashit:

NË PRAG TË 6 MUJORIT TË VRASJES SË ASTRIT DEHARIT

Nesër bëhen 6 muaj nga vrasja e aktivistit të Lëvizjës VETËVENDOSJE! Astrit Deharit.

-Edhe pse u bënë 6 muaj ende nuk e dijmë pse e vranë Astritin ?

-Edhe pse u bënë 6 muaj ende nuk e dijmë kush e vrau Astritin ?

-Edhe pse u bënë 6 muaj ende nuk e dijmë si u vra Astriti ?

Pa u bërë 6 muaj nga vrasja e Astritit vdiq në burg dëshmitari kryesor.

Për të gjitha këto Qeveria heshtë! Me heshtje nuk mund të shëndrrohet vrasja në vetëvrasje.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor, derisa po mbahej në paraburgim në  burgun e Prizrenit, për shkak të akuzave për terrorizëm. Ai së bashku me 4 aktivistë të tjerë të VV-së, po akuzoheshin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës. /Periskopi/