Thirrje për ndihmë për shërimin e Ganimete Mazrekut (Njoftim)

Ganimete Mazreku nga Prizreni, është diagnostifikuar me sëmundjen “Leukemia Akute”, sëmundje e cila detyrimisht duhet të trajtohet jashtë vendit.  Familjarët e Ganimetës e kanë të pamundur që ta përballojnë financiarisht koston e shpenzimeve që duhet për trajtimin e kësaj sëmundje, ndaj ata përmes një njoftimi dërguar në redaksinë e MP/ kanë kërkuar ndihmë nga të gjithë njerëzit vullnetmirë që të kontribuojnë sadopak në mbulimin e këtyre shpenzimeve.

Të gjithë njerëzit vullnetmirë ndihmën e tyre ndaj familjes Mazreku mund ta bëjnë duke dërguar shuma simbolike në xhirollogarinë e hapur nga familja e Ganimetes. Po ashtu të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Ganimetën mund ta bëjnë edhe duke dërguar sms në vala.

Familja e Ganimete Mazrekut, ju falënderon për kontributin tuaj.

Edhe ne si redaksi i urojmë shërim të suksesshëm Ganimetes, dhe shpresojmë në vullnetin e mirë të qytetarëve për t’i ardhur në ndihmë familjes Mazreku.

Bashkangjitur e keni edhe njoftimin e familjes Mazreku: