Thinjat tek të rinjtë, ja disa këshilla për t’i parandaluar

thinjatThinjat janë një problem mjaft shqetësues për të rinjtë. Shkaqet e daljes së tyre mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga stresi, dieta e gabuar ushqimore apo mungesa e kripërave minerale dhe vitaminave. Për të parandaluar këtë problem është e rëndësishme që të ndiqen disa këshilla, si më poshtë.

Shmang stresin
Studimet e fundit thonë se një gjendje e zgjatur stresi mund të çojë në humbjen e qelizave staminale, të cilat gjenden në bazën e folikulave. Kjo është arsyeja pse shpesh njerëzit që kalojnë situata stresi që zgjasin në kohë fillojnë të zbardhen.
Kujdes me dietën
Njësoj si për kujdesin ndaj lëkurës, edhe kujdesi për flokët kërkon një dietë të ekuilibruar ushqimore. Efektive janë ushqimet që kanë në përbërje vitaminën B dhe B12, vitaminën E dhe zinkun. Të këshillueshme janë çaji jeshil, bajamet, arrat dhe mishi i bardhë.
Një balsam me efekt parandalues
Përdorimi i shpeshtë i balsamit me bazë vajin e kokosit dhe limonin parandalon shfaqjen e thinjave. Gjithashtu ka efekt pozitiv te flokët në tërësi.
Kufizoni përdorimin e piastrës dhe mashës
Flokët që janë nën efektin e temperaturave të larta kanë tendencë të thinjen më shpejt. Zgjidhni modele natyrale, pa u bërë pre e manisë për flokë krejt të drejtë apo onde të përkryera./koha