Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
”Thikë pas shpine”: Morina tradhëtoi Kafexhollin e LDK-së, bëri  pazar me Begajn – Malisheva Press

”Thikë pas shpine”: Morina tradhëtoi Kafexhollin e LDK-së, bëri  pazar me Begajn

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit ndodhën jo pak prapaskena në kampet partiake të partive politike në Malishevë.

Në këto zgjedhje kandidati i LDK-së Sami Kafexholli ka marrë 2832 vota derisa subjekti i tij LDK ka marrë 3746 vota. Me një kalkulim të thjeshtë i bie që Kafexhollin nuk e kanë votuar plot 914 votues të LDK-së apo rreth 25%  tyre, një dallim shumë i madh .

Derisa nëse shihen votat e Nismës të cilat janë 7017 dhe ato të Begajt 9015 vota, shihet qartë se dallimi prej 2000 votash është për shkak të 900 votave nga LDK-ja nga AAK ja

Malisheva press ka zbuluar që e gjitha kjo ishte një grackë e ngritur ndaj Kafexhollit nga bashkëpartiakët e tij të udhëhequr nga Sali Morina dhe Januz Kastrati dhe kandidatit të Nismës Ragip Begaj të cilët kanë bërë ujdi që sa më shumë vota të Kafexhollit të shkojnë për Begajn.

Tashmë nuk është sekret që brenda LDK-së së Malishevës ka qarje të mëdha ku janë së paku tri grupe që tashmë dy prej tyre po tentojnë ta qojnë elektoratin e LDK-së kah Nisma.

Sipas burimeve të sigurta kjo po ndodhë pasi që Begaj ka hyrë në marrëveshje me grupin e Morinës dhe Kastratit për ta ndarë tortën e pushtetit në Malishevë ku pritet që nëse Begaj arrin të fitoj të rehatohen grupi i tyre dhe  familjarët e tyre në drejtori dhe në vende tjera pune.

Në raundin e parë ata arritën ti heqin 914 vota nga LDK-ja. Se a do të arrijnë ta përdorin edhe njëherë elektoratin e tyre për ta realizuar marrëveshjen e fshehur me Begajn kjo mbetet të shihet me 19 nëntor.

Ajo që burimet tona nga terreni dhe LDK-së bëjnë të ditur është që nuk ka vullnet që të përkrahet Nisma, sidomos për arsyet që ky subjekt  ishte sjellur mjaft keq me LDK-në në kohën kur paten prishur marrëveshjen e koalicionit  me LDK-në për shkak të mospranimit të Fetah Rudajt si nënkryetar të komunës nga vet Begaj dhe Limaj.

Më poshtë tabelat e rezultateve për kryetar komune dhe për kuvend komunal