Themeluesja e Down Syndrome Kosova kandidate për deputete në listën e VV-së

Leonora Bajraktari është një nga kandidatët që do të kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan Periskopi.

Ish-zv drejtoresha e Down Syndrome Kosova është pjesë e listës së VV-së.

Ajo përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, ka treguar arsyet se pse i është bashkuar kësaj liste dhe VV-së.

Më poshtë statusi i plotë i Bajraktarit:

Të dashur miq të zemrës dhe bashkëqytetar të dashur,

Me kënaqësi dhe përgjegjësi të larte kam pranuar besimin e Lëvizjes Vetëvendosje të jem kandidatja juaj për zgjedhjet vendore të 11 Qershorit, për të cilin besim, u jam mirënjohës pa fund aktivistëve, strukturave dhe lidershipit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Siguria e qytetarëve në Republikën e Kosovës për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie, vazhdon të sfidohet nga mungesa e shërbimeve bazike, drejtësisë së munguar dhe mungesës për zhvillim ekonomik. Si pasoj, qytetaret çdo dite rrezikohen nga mos zbatimi i ligjit, shërbime shëndetësore të pamjaftueshme, cilësi e ulte në arsim, papunësi dhe varfëri, duke rrezikuar kështu të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve.

Përvoja ime e gjatë në mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromën Doën dhe si nënë e fëmijës së lindur me probleme në zemër, e di se si është ndjenja të mos marrësh shërbim në vendin ku jeton, e di me sa probleme ballafaqohen prindërit kur fëmijët e tyre nuk marrin trajtim shëndetësor siç është operimi në zemër të hapur. Kjo përvojë personale me ka mësuar se sa jetike dhe me fat është të marrësh mjekimin e duhur, siç ishte rasti i operimit të vajzës sime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2000. Por, e di edhe sa e pa shpresë mbetesh kur nuk merr mjekimin e duhur në vendin tënd.

Për shkak të mungesës së mjekimeve me kohe, si shume fëmije në Kosovë edhe vajza ime ndërroi jete para tri viteve në moshën 15 vjeçe ,Vajze me plote jete dhe me shume ëndrra për te ardhmen.

Sot, shume shërbime bazike nuk ofrohen mjaftueshëm për qytetarët edhe pse këto shërbime, janë të drejta themelore të garantuara në kushtetutën e Republikës së Kosovës. Varfëria ka arritur në kufi ekstrem, situatë e rënd raportohet, veçmas për grupet e cenueshme siç janë: personat me aftësi të kufizuara, nënat vetë ushqyese, nënat me shumë fëmijë, personat e moshuar, të rinjtë në moshën minore, të papunët dhe punëkërkuesit afatgjatë.

Të dashur miq, kam menduar që për këto çështje duhet të ngritët zë i fuqishëm në legjislacionin e ri pas 11 Qershorit.

Unë, ju kërkoj përkrahjen tuaj që 11 Qershori të sjell ndryshimin që meritojnë qytetaret.

Ju kërkoj besimin tuaj dhe përgjegjësin për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallim, për të siguruar shërbime për jetesë të dinjitetshme dhe të mirëqenë. Të drejtat e grupeve të cenueshme do të promovohen dhe mbrohen fuqishëm dhe pa kompromis.

#meZemër

#39LeonoraBajraktari

#meVetëvendosjen

#AlbinKurtiKryeminister

/Periskopi/