Themelohet komiteti për shëndetësi dhe mirëqenie sociale në Malishevë (Foto)

Dje, nën drejtimin e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina u mbajt mbledhja  e parë konstituive e Komitetit  për Shëndetësi, Mirëqenie sociale dhe persona me aftësi të kufizuara. Mbledhja, punoi me të vetmin rend të ditës. Zgjedhja e kryesuesit  të Komitetit  për Shëndetësi, Mirëqenie sociale dhe persona me aftësi të kufizuara.

Kryesues i këtij Komiteti u zgjodh, Alban Mazreku  nga Partia Demokratike e Kosovës, dega  në Malishevë , me prezencën e anëtarëve nga Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje, kurse  Nisma Socialdemokrate, nuk e ka emëruar anëtarët e vet.

Kryesuesi i  Komitetit  për Shëndetësi, Mirëqenie sociale dhe persona me aftësi të kufizuara, Alban Mazreku, pasi mori udhëheqjen e Komitetit  tha “ premtimi im i parë dhe i fundit do të jetë bashkëpunim me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe me gjithë anëtarët e  Komitetit  për Shëndetësi, Mirëqenie sociale dhe persona me aftësi të kufizuara pavarësisht përkatësisë partiake dhe bindjeve politike, por në dobi të qytetarëve të Malishevës”.

Anëtarët  e këtij Komiteti u zotuan se shumë shpejt do të prezantojnë planin e punës dhe planin e veprimit për vitin 2018