Themelohen edhe dy komitete-organe të Kuvendit Komunal të Malishevës

Dy komitete të formuara nga KK i Malishevës, komiteti për   Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport dhe ai për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i kanë mbajtur mbledhjet e tyre të para. Të dy këto mbledhje, i ka drejtuar kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, deri në zgjedhjen e kryesuesve të këtyre komiteteve.

Para anëtarëve të komiteteve, Kryesuesi, Rrahim Morina, ka treguar procedurat e zgjedhjes së kryetarëve,  përbërjet e komiteteve, që janë nga përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në kuvend. Në komitetin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport dhe për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Nisma Socialdemokrate ka dy vend, por tash për tash ajo nuk ka dërguar përfaqësuesit e vet  në këto komitete. Kurse PDK, LDK dhe LVV, përfaqësohen me nga një anëtarë.

Kryesues i Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport me shumicë votash u zgjodh, Rasim Morina nga PDK, ndërsa Komitetin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, do ta drejtoj Kastriot Berisha po ashtu nga PDK.