Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Thaçi uron nënën e tij për ditëlindje-ja çka i thotë (FOTO) – Malisheva Press

Thaçi uron nënën e tij për ditëlindje-ja çka i thotë (FOTO)

Nëna e presidentit, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen.

Ndërsa me këtë rast Thaçi ka vendosur që përmes një postimi në rrjetin social Facebook ta urojë me fjalët më të mira duke i uruar shëndet para së gjithash nënës së tij.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

E dashur Nënë, I mbushe tetëdhjetë vjet. Një jetë e tërë jo dhe aq e lehtë. Edhe në ditët e vështira edhe në ditët e mira na rrite me dashuri të pafund, me kujdes të përhershëm, me duart e punës, me fjalën e mirë, me shqetësime nëne, si gjithë nënat e botës.

E, mbi të gjitha, na mëkove me dashurinë ndaj atdheut. Uroj që çdo ditë ta gëzosh me shëndet të mirë, e rrethuar me dashuri dhe respekt nga njerëzit e tu më të dashur.