Thaçi, sërish i refuzuar nga familja Jashari

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi refuzohet nga familja Jashari për disa vite me radhë.

Kjo traditë refuzimesh ndaj ish përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vazhduar edhe këtë vit. Përfaqësuesi i familjes Jashari nuk e ka pranuar në “Kullën e Jasharajve” presidentin e vendit, përkundër se ky i fundit dje (5 mars) shkoi për të bërë homazhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz.

Ndërkaq, në kullën e Jasharajve sot është pranuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte atje për të bërë homazhe dhe për të nderuar familjen Jashari me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Rifat Jashari e ka falënderuar Haradinajn për vizitën.

“Falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj që ka ardhur sot të ndajë dhimbjen dhe krenarinë bashkë me ne”, ka thënë Jashari, shkruan Periskopi.

Ishte pikërisht kryeministri Haradinaj ai që dje u përpoq që të ndërmjetësoj në raportet e përkeqësuara mes Thaçit e Jasharit, gjatë ceremonisë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Të ulur në rreshtin e parë të personaliteteve ishte presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, Rifat Jashari – vëllai i Adem Jasharit, dhe personalitete tjera. Hashim Thaçin e Rifat Jasharin i ndante mes vete Haradinaj.

Më pas erdhi momenti për të vendosur kurora lulesh pranë obeliskut të Epopesë së UÇK-së në kazermë. Presidenti Thaçi u nis drejt obeliskut bashkë me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama. Pas tij po ecnin kryeministri Haradinaj dhe Rifat Jashari. Për një moment, Haradinaj e lut Rifatin që të ecë përkrah presidentit Thaçi. Në pamje duhet se mëzi e pranon këtë.

Në vitin 2017, në Kullën e Jasharajve përveç Thaçit, nuk ishin pranuar as kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-kryeministri Isa Mustafa. Murat Jashari, për mediat këtë mospranimin e krerëve institucional e kishte arsyetar me shkelje protokalare nga ana e tyre.

Ishte pyetur edhe nëse familja Jashari ka inate personale me ta.

“Ne i respektojmë pafundësisht institucionet kushtetuese, kurse individët ose personat që udhëheqin me institucionet kushtetuese, nëse ata punojnë siç duhet, do ta kenë vlerësimin tonë dhe respektin tonë. Nëse nuk e bëjnë, atëherë nuk është faji jonë”, kishte thënë ai.

Në vitin 2015, atëherë kur Thaçi ishte zëvendëskryeministër, gjatë ceremonisë zyrtare në kazermën e FSK-së kishte ndodhur një incident. Bekim Jashari u ishte drejtuar përfaqësuesve institucional nga bina, duke u thënë se duhet të ndjehen të turpëruar.

Shkak për këtë ishte bërë mosintonimi i himnit kombëtar, por vetëm atij shtetëror.

Raportet e Thaçit me familjen Jashari janë përkeqësuar që nga ardhja e tij në pushtet në mënyrë graduale. Ai vazhdimisht është refuzuar nga pjesëtarët e kësaj familjeje.

Por përkundër kësaj Thaçi ka vazhduar që ta nderojë familjen Jashari përmes ceremonive zyrtare, si përfaqësues institucional, një herë si kryeministër, pastaj si zëvendëskryeministër dhe tash si president.

Sot në faqen e tij zyrtare në Facebook, Thaçi ka publikuar një fotografi me Adem Jasharin e Kadri Veselin gjatë kohës së luftës. Fotografia nuk ka qenë e publikuar më parë.

Deri më tani, familja Jashari asnjëherë nuk ka folur konkretisht për prishjen e raporteve me Presidentin Thaçi, e këtë gjë s’e ka bërë as vetë Presidenti. /Periskopi/

Sponsored by Revcontent
16 Heartbreaking Deaths While Taking Selfies. #10 Will Make You Cry
17 Weirdest Couples You Won’t Believe Actually Exist
Take a Deep Breath Before Seeing Her Transformation
What Happens When Men Take Their Muscles Too Serious
Fake? – 13 Pictures You Won’t Believe Are Real. #10 Will Wow You
15 Worst Tourist Photos Ever Captured On Camera
Si e përmirësova shikimin tim për dy javë
Zbulimi i ri Mjekët’: Thuaj ‘Lamtumirë’ Rrudhosjes dhe plakjes së lëkurës!
These Perfectly Timed Photos Happened Just Once