Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Thaçi mban peng konstituimin e shpejtë të Kuvendit – Malisheva Press

Thaçi mban peng konstituimin e shpejtë të Kuvendit

Presidenti Hashim Thaçi është duke e mbajtur peng konstituimin e menjëhershëm të legjislaturës së re. Në mungesë të shpalljes së datës nga ai, Kuvendi akoma nuk ka ndërmarrë veprime për të organizuar seancën e parë, ani se rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit janë certifikuar tashmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Kushtetuta në nenin 66 të saj saktëson se seanca konstituive “mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”. Institucionet nuk e kanë interpretuar deri tash se çka nënkupton “shpallja e rezultateve” – shpalljen e rezultateve që është bërë më 29 qershor nga KQZ-ja, apo certifikimin e rezultateve, që është bërë më 8 korrik. Nga cilado datë që të ketë filluar rrjedhja e afateve, më së largu më 7 gusht legjislatura e gjashtë duhet nisur punën.

Kushtetuta përcakton që presidenti i Republikës e thërret seancën e parë. E në rast se kreu i shtetit nuk është në gjendje ta bëjë këtë, akti më i lartë juridik i shtetit kërkon që Kuvendi të mblidhet pa pjesëmarrjen e presidentit.

Në Presidencë nuk kanë treguar arsyet pse deri tash nuk është caktuar data e seancës. Këtij institucioni gazeta ia ka adresuar disa pyetje gjatë ditës, përgjigjet e të cilave kanë munguar.