Thaçi darkon me serbët për ushtrinë e Kosovës

thaqiPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka takuar në Prizren, grupin ‘6 plus’.

Me anë të një postimi në facebook, ai është shprehur i lumtur me përkrahjen që ka ky grup për transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Takova në Prizren përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës në grupin “6 plus”. Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Lexo postimin e plotë të Hashim Thaçit:

Takova në Prizren përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës në grupin “6 plus”. Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike. Kemi pajtim të plotë se koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t’i shërbejnë gjithë Kosovës.