Tërpezë: Rruga në lagjen Lahaj vështirë e kalueshme për shkak të borës dhe akullit (Foto)

Temperaturat që kanë shënuar rënie dhe reshjet e borës që kanë përfshirë vendin në dy ditët e fundit, kanë bërë që të paraqitën vështirësi në qarkullim në disa fshatra sidomos ato të viseve malore. Komuna e Malishevës më herët gjatë ditës përmes një njoftimi zyrtarë, kishte pohuar se të gjitha rrugët janë të pastruara përfshirë edhe ato në fshatrat më të thella. Mirëpo në redaksinë e Mp/ lexuesit tanë vazhdojnë të na shkruajnë për problemet dhe vështirësitë që kanë në rrugët të cilat ende nuk janë pastruar, sidomos ato në fshatrat malore.

Në fotografitë e dërguara nga një lexues i yni nga fshati Tërpezë, konkretisht rruga në lagjen Lahaj e cila vazhdon të jetë e bllokuar dhe vështirë e kalueshme për shkak të borës dhe akullit.