Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Tërmet 4 ballësh në Mal të Zi – Malisheva Press

Tërmet 4 ballësh në Mal të Zi

termet-1-540x330-3874_2239Një tërmet prej 4 ballësh sipas shkallës së Rihterit goditi jugun e Malit të Zi 40 minuta pas mesnate dhe u ndie në shumë qytete në bregdetin e Malit të Zi, në Cetinje, Podgoricë dhe Nikshiq.

Siç njoftoi Instituti për Hidrometeorologji dhe sizmologji, epiqendra ishte rreth 20 kilometra në veri të qytetit Herceg Novi.

“Sektori Sizmologjik i Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë më 24 dhjetor 2016, në ora 0:39 regjistroi një tërmet të fuqisë mesatare me epiqendër katër kilometra në verilindje të Krushevices, Mali i Zi. Fuqia e tërmetit ishte 4 ballë sipas Rihterit, që korrespondon me intensitetin epiqendror nga shkalla e VI sipas shkallës së Merkaliaevit. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash”, thuhet në deklaratën e Institutit.