Temperaturat sot mbi 30 gradë

Sot do të mbajë mot me diell, temperatura deri në 34 gradë, kurse pas dite ka mundësi për riga shiu të përcjella me stuhi.

Temperatura e mëngjesit do të jetë 14 gradë Celsius deri në 22 gradë kurse ajo më e larta e ditës do të sillet nga 30 në 34 gradë.

Të shtunën dhe të dielën në mëngjes, do të jetë kryesisht mot me re dhe i freskët, kurse pas dite me shira dhe stuhi.

Javën e ardhshme, vazhdon moti me diell dhe atë me një rritje të temperaturës, kurse të mërkurën i paqëndrueshëm me bubullima dhe me stuhi.