Teknologjia po i kthen organizimet në vende dixhitale

teknologjiaOrganizimi i eventeve “është industria më e madhe që nuk e keni dëgjuar”, thotë Reggie Aggarwal, shefi ekzekutiv i kompanisë teknologjike amerikane, Cvent.

Që nga festivalet muzikore e tek panairet e korporatave, ankandet e bamirësisë etj., ne shpenzojmë rreth 375 miliardë paun çdo vit në të gjithë botën, thotë BBC.

Duket se njerëzit parapëlqejnë ende më shumë të komunikojnë me personin, të shohin gjërat vetëm për veten e tyre, pavarësisht se ka disa mjete të bashkëpunimit online, si telekonferencat apo emailet. “Teknologjia po i transformon mbledhjet dhe eventet. Është një treg i konsoliduar për automatizimin”, vijon Aggarwal.

Në botën dixhitale organizuesit mund të dërgojnë ftesat nëpërmjet rrjeteve sociale, emaileve, telefonëve, dhe mund të sigurojnë një regjistrim të saktë, udhëtime apo prenotime hotelesh.

“Ne shohim dy ndryshime të mëdha që kur kemi hyrë në këtë biznes në 2006”, thotë Renaud Visage, bashkëthemelues i Eventbrite, një kompani teknologjike që ofron platforma të organizimit të eventeve.

“Mediat sociale, të cilat janë shumë të rëndësishme për marketing, dhe telefoni që mund të përdoret për aplikacionet që konfirmon të ftuarit”, vijon ai./kosova sot/