Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Tek ne shqiptarët Nacionalizmi ngjan në bateritë e shpenzuara – Malisheva Press

Tek ne shqiptarët Nacionalizmi ngjan në bateritë e shpenzuara

Hana Hoxha

Pasi UEFA tha fjalën e saj, doli me një vendim (që për ne shqiptarët ishte vendim jo i drejtë), atëherë mua më takon t’iu drejtohem me disa fjalë atyre që më etiketuan me epitete të ndryshme denigruese…
Më saktë, një ditë pasi u ndërpre ndeshja Shqipëri-Serbi, reagova me një status në rrjetin social facebook:
” MOS habiteni nga reagimi i BE – së!
Më se e vërtetë provokimi ishte i dyanshëm!
P. S
Patriotizmi i tepruar! “.
-Ndër tjerash më vie një koment-pyetje:
“Ti Hana a je shqiptare apo serbe që je fshehur nën emrin shqiptar?”
Eh, në ato momente ndjeva thellësishtë në vetën time një mërzitje të pafundme, ndërsa në fytyrë vërejta që më ishte ngrirë buzëqeshja. Përderisa ndjeja dhembshuri, në të njejtën kohë më silleshin shumë përgjigje në kokë….
Edhepse kurr në jetë nuk do ta paramendoja, që një fyerje të tillë do të më adresonte dikush! Prapëseprapë nuk më linte përshtypje pyetja, aq sa më mundonte që edhe në këtë shekull vuajmë për të thënë diçka më ndryshe, për të thënë: UNË jam UNË, e jo UNË jam siç më dëshiron TI!
Vërtetë jemi duke jetuar në një “kohë pa kohë, e pa kokë”!
Çfarë pritet nga një shoqëri, e cila nuk ka synim të ardhmen?!
Unë nuk jam kundër patriotizmit, por një fakt duhet t’a pranojmë: tek ne shqiptarët Nacionalizmi ngjanë në bateritë e shpenzuara të orës së murit!!!
Apo ndoshta shoqëria jonë nuk po ka dëshirë të shoh përtej hundës, dhe më lehtë u vie të ndjekin hapat e pushtetit dhe të qëndrojnë nën mëshiren e një pushteti, që me keq-ardhje e them një politikë e vrazhdë e udhëhequr nga politikuaj të degjeneruar (në perjashtim të disave)!
Kur jemi tek pushteti dhe shiqëria, më vie ndërmend intervista që pata realizuar në Radio Drenas (ku isha e ftuar në pozicionin: politikologe e re), ku pata theksuar që politika ka zënë vendin më të rëndësishëm në Kosovë, ku të rinjët në vend që të zotërojnë vend të punës, vrapojnë për të mbledhur vota për politikanët që “favorizojnë” apo që i kanë “idol”, (kuptohet sipas premtimeve).
Përdryshe, sa për me dëshirë dhe besim KURR nuk do t’a merrnim mundin për të adresuar votën tonë asnjërit subjekt politik. Sepse Kosova është e vogël, sa për t’i njohur të kaluarën dhe veprimet e gjithsecilit politikan. Por ekzistenca detyrimisht n’a obligon të pranojmë edhe të shëmtuarën!
Andaj, jemi këtu ku jemi, përballemi me shumë sfida, jemi në mungesë të gjërave më elementare. Faktorizohen ata që kurrniherë shteti nuk iu ka pa hajrin, vendosen nëpër institucione publike ata që dikur kanë shërbyer nëpër “shërbime sekrete…”.
Madje, nuk ekzistojnë dhe nuk zbatohen as rregulla as ligje-andaj të degradon dhe shantazhon kujt t’i teket, pastaj nuk e vrasin mendjen nëse të prekin në etik. Bile në raste “specifike”, shteti të ndërhyn në privatësi dhe të ndalon-sepse mjafton një telefonat nga një spiun i rrugëve…..!
Nejse, për të mos e zgjatur më shumë edhe njëherë do të kthehesha tek pyetja që më kanë adresuar: Hana a je shqiptare apo serbe që je fshehur nën emrin shqiptar?
-Dhe unë do të përgjigjesha me shumë krenari: për emrin, të kaluarën dhe gjithë veprimtarinë time.
PO unë jam dhe kam origjinë 100% shqiptare, ku për shtetin tim të dashur, për Kosovën e artë, jam munduar të kontribuoj me mish e me shpirt, me gjithë kapacitetin dhe aftësitë që posedoj qysh në moshë shumë të re, respektivisht si fëmijë 4-5 vjeqare ku në vend që të shijoja lodrat, unë nëpër koncerte kam shqiptuar fjalët: Adem Jashari, Uçk, Drenica.
Më pastaj, si shumë fëmijë të tjerë edhe unë kam përjetuar luftën dhe tmerrin në Kosovë, ku këto përjetime i pasqyrojnë vargjet e mija të botuara në pesë librat e mijë. Përveç poezisë, në çdo koncert i kam kënduar heronjëve, lirisë dhe kombit shqiptar.
Ju o njerëz, që më keni adresuar atë lloj pyetje ofenduese, e kuptoni pse ndihem kaq e mërziturë dhe e shqetësuar???
Sepse nga ajo moshë e gjërë më sot asnjëherë nuk i kam ndaluar aktivitetet kombëtare, paqësore e solidarizuese, sepse vet fryma ime është ATDHEDADHURIA.
Përveç akademive, koncerteve dhe orëve letrare do të theksoja aktivitetin e 19 prillit 2013, ku isha nismëtare e aktivitetit të madh dhe historik (për herë të parë në Malishevë) “Ditët e Çamërisë”.
Pavarësisht pengesave dhe vështirësive nuk kam ndaluar me kaq, kam bërë përpjekje maksimale në bashkëpunim me Organizatat për Paqe Botërore, që pikërisht njerëzitë e luftë-komandantët të shpallen “Ambasador për Paqe” , fatmirësisht një gjë të tillë ia kam arritur. Për të gjitha keto ekzistojnë fakte-dëshmi, inqizime,fotografi.
Shkurt muhabeti :
Unë nuk dua, që për popullin tim dhe vendin tim, të merret shembull thënia e Jezu Krishtit:
“O Zot, fali se nuk janë duke ditur cfarë po bëjnë”!