Të rinjtë malishevas përfitojnë njohuri të reja përmes punëtorisë të organizuar nga Qendra e Rinisë (Foto)

Shumë të rinj malishevas, përfitojnë njohuri të reja përmes punëtorisë i cila u mbajt dje, ku u implementua modeli i  Klubit SKYE, që ofron një qasje më gjithëpërfshirëse, në angazhimin, mbështetjen e të rinjve dhe ndihmon në zhvillimin e kompetencave që sigurojnë qëndrueshmëri  të projekteve, avancojnë ndërmarrësi sociale dhe punësim më të shpejt dhe të sigurt në tregun e punës.

Më poshtë keni postimin e plotë të Qendrës së Rnisë:

Qendra e rinise ne Malisheve ne partneritet me World Vizionin bënë Lansimin e klubeve SKYE.
Në këtë takim janë shpalosur të gjitha informacionet dhe dokumentet e nevojshme për implementimin e projektit “Rritja e Integrimit Socio-Ekonomik e të Rinjve në Kosovë –Klubet SKYE ”, i cili është duke u implementuar në periudhë një vjeçare nga World Vision Kosova (WV- Kosova), dhe financohet nga Qeveria Gjermane përmes Organizatës për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Programi quhet “Youth, Employment and Skills -YES“ apo “Rinia, Punësimi, Aftësimi dhe Arsimi Profesional”.

Te pranishem ne kete ceremoni ishin Drejtoresha e DKRS-se Besarta Kryeziu Ramaj e cila ofroi mbeshtetjen e vazhdueshme te komunes per fuqizim dhe perkrahje te rinise nder te tjera vlersoj punen e Qendres rinore duke potensuar se Malisheva ka nje rini te shedoshe, mjaft aktive dhe me plot vullnet per te derguar perpara proceset e rendesishme per rini.

Ndersa Amrush Helshani kryetar i Qendres Rinore Malisheve ofroi mbeshtetje dhe bashkepunim me te gjitha ojq lokale dhe tha qe Klubet SKYE janë vler e shtuar per te rinjet e komunes sone duke pare interesimin e pjesmarresve qe te behen pjes e klubeve SKYE me qellim te jen qytetar te rinje aktiv dhe lider te mire. Kryetari i qendres rinore ka ftuar te rinjet malishevas te moshes 18-25 vjeq qe te behen pjes e SKYE klubeve.

Ndersa Vehbi kllokoqi perfaqesues nga World vizion njeherit kordinator i projektit SKYE i cili financohet nga Giz tha qe klubet kane per qellim ngritjen e shkathtesive dhe njohurive per te rinjet per pregatutjen e tyre ne tregun e punes.
Klubet jan te fokusuara ne fuqizimin e te rinjeve si qytetar aktiv lider ndermarres social dhe te gatshem per punsim.
ne kete takim.u prezantua modeli SKYE ofrimi i kurrikules dhe trajnimi , implementimi i projekteve komunitare dhe projekteve per nderrmarresi sociale.

Ky takim është organizuar nga World Vision Kosova në partneritet me Qendrën Rinore Malisheve.

Photo by: Buqe Sopaj.