Të rinjtë dhe GLV e Malishevës, kundër pirjes së duhanit

pikturatGrupi Lokal i Veprimit (GLV) ”Llapusha”,  në kuadër të aktiviteteve të saj dhe realizimit të projekteve të ndryshme, sot ka realizuar një fushatë vetëdijesimi, kundër pirjes së duhanit dhe dëmet që shkakton konsumimi i duhanit. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim  me nxënës  të  ShFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë dhe aktivistët nga Qendra Rinore në Malishevë.

Ky projekt  ka për qëllim vetëdijesimin për rrezikun nga pirja e duhanit, veçoritë dhe efektet negative të duhanit, si dhe për faktin që duhani nuk është i rrezikshëm vetëm për ata që e pinë, por përkundrazi, ai është shumë i dëmshëm edhe për njerëzit që gjenden për rreth duhanxhinjve. Nxënësit me anë të vizatimeve janë munduar  te paraqesin të gjitha  pasojat që shkaktohen nga pirja  e duhani me moton, “Ti mundesh. Jo duhanit”. Pjesëmarrës të këtij aktiviteti ishin rreth 20 nxënës dhe të rinj të Malishevës.

Sipas Halit Mazrekut, nga GLV “Llapusha” në Malishevë, këtë projekt e ka financuar, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

DSC_0615