Të premten mbahet kupa memoriale “Esmir Shala” në Malishevë (Foto)

Për herë të tretë më radhë klubi i notit “Besa” nga Banjë e Malishevës në bashkëpunim me Federatën e Notit të Kosovës dhe në mbështetje të Kuvendit Komunal të Malishevës, organizojnë garën memoriale “Esmir Shala”, që i kushtohet ish-sportistit të përfaqësueses së Kosovës në not, shkruan Malisheva Magazine.


Për këtë aktivitet sportiv që do të mbahet në pishinat e Banjës, Adrian Telaku trajner i klubit “Besa”, thotë se janë bërë të gjitha parapërgatitjet.

“Klubi “Besa” që është edhe nikoqire e kësaj gare të madhe, i ka bërë të gjitha parapërgatitjet, që ky aktivitet të shkoi ashtu siç e meriton ish-kampioni i Kosovës Esmir Shala”, tha trajneri Telaku për Malisheva Magazine.

Kjo garë memoriale pritet të jetë mjaftë interesante, pasi që kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe shumë klube të mëdha të Kosovës. /Malisheva Magazine