Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Të mërkurën organizohet protestë për mos rregullimin e rrugës Malishevë-Kijevë (Njoftim) – Malisheva Press

Të mërkurën organizohet protestë për mos rregullimin e rrugës Malishevë-Kijevë (Njoftim)

Me iniciativën e banorëve të fshatrave Bubavec, Kijevë, Lubizhdë, Damanek dhe Mirushë, të mërkurën me datë 12.09.2018, nga ora 09:00 deri në ora 10:00 do të organizohet protestë kundër neglizhencës dhe papërgjegjësisë së qeverisjes komunale dhe asaj qendrore, për mos asfaltimin e rrugës magjistrale Malishevë-Kijevë. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social facebook, Femi Kryeziu kryetar i fshatit Bubavec i cili është edhe bashkorganizatorë i kësaj proteste.

Kujtojmë se rruga Malishevë-Kijevë ka disa muaj që ka filluar dhe që ka mbetur në gjendje të tmerrshme pasi është gërryer, por që punimet janë ndërprerë në atë fazë dhe për të mos filluar më, kjo e ka bërë edhe  më të pakalueshme dhe më keq se sa ishte më parë kjo rrugë.

Kjo rrugë e gjatë rreth 15 kilometra e lënë në gjendje të tmerrshme dhe u ka krijuar vështirësi të gjithë qytetarëve të fshatrave që përmes kësaj rruge lidhen me komunën e Malishevës dhe si pasojë e kësaj gjendje të vështirë ata  janë të revoltuar ndaj papërgjegjësisë dhe neglizhencës totale nga ana e komunës e cila përveçse nuk është angazhuar fare në këtë projekt, ajo nuk ka bërë as përpjekjen minimale për ti bërë presion qeverisjes qendrore për përfundimin e punimeve dhe rregullimin e kësaj rruge.

Në një njoftim i cili nga dje është duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale, kërkohet mobilizimi i gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës për të shprehur revoltën dhe pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes komunale lidhur me mos kryerjen e punimeve dhe mos asfaltimin e kësaj rruge.

Më poshtë keni njoftimin për protestë dhe disa foto nga gjendja aktuale e rrugës: