Të hënën mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia_kuvenditTë hënën është dita që Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të radhës. Gjatë kësaj mbledhje është përcaktuar si rend dite edhe përgatitjet për seancën plenare të radhës.

Puna e Kuvendit ka kohë që është bllokuar nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën të cilat po kërkojnë nga Kryeministri Mustafa që të tërhjekë nënshkrimet nga marrëveshjet, kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, mbledhja e Kryesisë do të fillojë nga ora 11:00.