Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Të hënën do të mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal – Malisheva Press

Të hënën do të mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal

KK Malishevë-NdërtesaKuvendi Komunal i Malishevës do të mbaj seancën e rregullt të tij të hënen me datë 31 gusht duke filluar nga ora 10:00.

Në bazë të statutit dhe akteve tjera juridike, seancat e Kuvendit Komunal janë të hapura për qytetarë, dhe secili mund të marrë pjesë në to.

Për këtë mbledhje janë paraparë të diskutohen këto pika të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit  nga mbledhja e kaluar.

2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave të kryetarit të Komunës;

a)kërkesa Nr.01/1299 dt.21.08.2015,  për inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës publike të KK-Malishevë, me qellim të investimeve të kapaciteteve prodhuese.

b)kërkesa Nr.01/1300 dt.21.08.2015, për inicimin e procedurave për  dhënien në shfrytëzim të pronës publike të KK-Malishevë, me qellim të investimeve të kapaciteteve prodhuese.

c)kërkesa Nr.01/1301  dt.21.08.2015 në lidhje me ndërrim destinimin e tokës  bujqësore në tokë ndërtimore për Bashkim Gashi nga Kijeva.

ç)kërkesa Nr.01/1302  dt.21.08.2015 në lidhje me ndërrim destinimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore për Shaban Spahija nga fshati Damanek

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/971  datë, 30.06.2015,  për inicimin e procedurave për marrjen  e vendimit për kushtëzimin e shërbimeve komunale me përjashtim te atyre të gjendjes civile, me rastin e mos pagesës së faturës për mbledhjen e mbeturinave, në Komunën e Malishevës (e përsëritur nga mbledhja e kaluar).
  2. Shqyrtimi i raportit  i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor 2015.
  3. Shqyrtimi i raportit të punës së DKAE-së,  Janar-Qershor 2015.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi  përfundimtar  i  projekt -Rregullores për ndarjen e subvencioneve dhe

transfereve.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/233  dt.19.08.2015,e parashtruar nga  drejtoria për Urbanizëm , për marrjen e vendimit për lirimin nga taksa për  leje urbanistike, për të  gjithë fermerët të  cilët  kanë përfituar grante stimuluese nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, për vitin 2015.
  2. Të ndryshme.