Të afërmit e zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së që u punësuan në KUR “Prishtina”

Lidhjet familjare, dyshohet se shërbyen për punësimin e dy personave në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Të punësuarit në këtë kompani Agim Ibishi dhe Gramos Pula, janë të afërt me zyrtarë partiakë të LDK-së dhe PDK-së. Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim brenda KURP-së. Sipas këtj burimi, Agimi është vëllai i ish-deputetit nga radhët e LDK-së Nuredin Ibishi, ndërsa Gramosi është djali i vëllait të Fllanza Pulës, anëtare e PDK-së.

Znj. Fllanza Pula, anëtare e kryesisë së gruas së PDK-së e ka punësuar në KURP, Gramos Pulën, djalin e vllëauit të saj. Kurse  z. Nuredin Ibishi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së ka punësuar në KURP Agim Ibishin, vëllain e tij”, tha burimi i njëjtë brenda KURP-së.

Megjithëse lidhjet familjare janë faktike, ndërhyrjen për punësimin e vëllit të tij, ish-deputeti Ibishi e mohon në mënyrë kategorike. Madje ai thotë së një gjë të tillë nuk e ka bërë me arsyen e vetme, pasi që nuk ka pasur njerëz të afërt me të brenda kësaj kompanie.

Jo unë nuk kam ndikuar për punësimin e tij në KURP, të them të drejtën unë nuk kam pasur as lidhje brenda këtij institucioni për të ndikuar. Vëllai është kimist me profesion dhe ka konkuruar tri herë radhazi, tani ka fituar të drejtën që të angazhohet me kontratë mbi vepër në përiudh tre mujore”, Ibishi.

“Gazeta Blic” bëri përpjekje që të kontaktoi edhe me anëtarën e PDK-së, Fllanza Pula, lidhur me këtë rast, por kontakti me të ka qenë pothuajse i pamundur, pasi që ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.

As në KUR “Prishtina” nuk kanë dhënë një sqarim lidhur me këtë rast. Pavarësisht asaj që “Gazeta Blic” ka kontaktuar përmes postës elektronike zëdhënësen e këtij institucioni Arbërie Zogjiani, ajo nuk ka kthyer asnjë përgjigje as pas tri dite.

“Gazeta Blic” ka raportuar edhe më herët për parregullësitë në KUR “Prishtina”

Paga e kryeshefit të KURP-së më e lartë se e Kryeministrit Mustafa! (Dokument)

Skandal: Ujësjellësi “Prishtina” s’ka orëmatës as në objektet e saja! Ja sa paguan për një muaj!

Fryhen faturat e ujit në Fushë Kosovë, deri në 60 euro për një banesë (FOTO)