Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Tash e sa kohë në këtë gjendje ndodhet kjo rrugë në fshatin Bubavec (Foto) – Malisheva Press

Tash e sa kohë në këtë gjendje ndodhet kjo rrugë në fshatin Bubavec (Foto)

Një nga rrugët që lidh lagjet në fshatin Bubavec, që nga vërshimet që ndodhën gjatë pranverës  ka mbetur në gjendje të mjerueshme. Pasi që në atë pjesë të rrugës më herët ka qenë një urë e vogël e cila nuk kishte kapacitetin e mjaftueshëm për përballimin e vërshimeve dhe në situata të jashtëzakonshme rrezikoheshin banorët e lagjes nga vërshimi i ujit. Me kërkesën e banorëve të lagjes dhe me lejen e komunës njëri nga banorët duke ju ardhë në ndihmë pjesës së rrezikuar të fshatit e kishte prishë urën për të pas mundësi që uji të kaloj dhe të mos vërshoheshin shtëpitë e lagjes. Që nga atëherë edhe pse komuna ishte zotuar se do ta zgjidh problemin e këtyre qytetarëve duke e ngritur nivelin e urës dhe duke rregulluar kanalizimin, asgjë nuk ka ndodhur prej nga atij momenti. Për më tepër gypat e betoni dhe materiali i urës së prishur tash e sa kohë po qëndron në rrugë duke e mbajtur akoma këtë rrugë të bllokuar. Në anën tjetër vështirësitë e banorëve të lagjes janë të shumta sa i përket qarkullimit për nevojat e tyre familjare. Komuna vazhdon të hesht dhe nuk ndërmerr asnjë mas për zgjidhjen e këtij problemi edhe pse zyrtarët gjegjës janë të informuar për situatën në fjalë.