Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Studentët e arrijnë qëllimin, vendosin pankartën e tyre në derën e kishës – Malisheva Press

Studentët e arrijnë qëllimin, vendosin pankartën e tyre në derën e kishës

20160917134229624646-1

Vendosja e një pankarte që tregon se kisha në kampusin universitar të UP-së është objekt pa leje i kohës së Sllobodan Millosheviqit, ka qenë qëllimi i studentëve të Lëvizjes për Studim, Kritikë, Veprim.

Atë e kanë arritur tek pas përleshjes me Policinë e Kosovës, nga e cila ka pasur edhe të lënduar. Së paku një polic është lënduar, ndërsa policia ka liruar të gjithë ata që i kishte kapur derisa nuk u bindeshin urdhrave të tyre që të qëndrojnë larg objektit.

Policia më pas ka lënë tre persona që të afrohen te dera e kishës dhe të vendosin pankartën në të cilën shkruan: “Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovinist të Millosheviqit”.

Organzatori ka thënë se këmbëngulësia dhe rezistenca e tyre bëri që të arrihet qëllimi i këtij aksioni simbolik, teksa ka paralajmëruar edhe veprime të tjera në kundërshtim të funksionalizimit të kishës.