Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Stadiumi i Prishtinës mund të mos përfundojë as gjatë 2017-ës – Malisheva Press

Stadiumi i Prishtinës mund të mos përfundojë as gjatë 2017-ës

20170102105536868646Ndonëse kaluan hiq më pak së 17 vjet nga lufta, megjithatë, infrastruktura sportive vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, ani pse aty-këtu janë bërë disa intervenime, megjithatë, sportistët tonë akoma vazhdojnë t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive në kushte jo të mira.

Derisa tek palestrat sportive gjendja është pak sa më e mirë, por, shumë më keq qëndrojnë stadiumet tona. Kosova këtë vit është pranuar në UEFA e FIFA, megjithatë, përfaqësuesja jonë sfidat ndërkombëtare është e detyruar t’i zhvillojë ndeshjet jashtë Kosovës, konkretisht në Shkodër.

Mesi i vitit të ardhshëm pritet ta gjejë Kosovën më stadium të përmasave ndërkombëtare. Stadiumi i Prishtinës, është duke u rinovuar, dhe ky “tempull” i futbollit pritet të jetë gati për ndeshjen Kosovë-Finlandë.

Drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës (DSK), Ibër Alaj i ka thënë KosovaPress-it së punët në stadiumin e Prishtinës po shkojnë sipas procedurës së paraparë, edhe pse UEFA ka bërë disa sugjerime në projektin e rinovimit të këtij stadiumi që dikur ka qenë krenaria e Kosovës.

“Infrastruktura është term i gjerë më qëllim që të përmirësohen gjitha objektet sportive si ato të mbyllura e poashtu edhe ato të hapura siç janë stadiumet. Ne jemi duke investuar në shumicën e komunave në palestrat sportive , disa vetëm janë përfunduar. E sa i përket stadiumit te Prishtinës jemi në fazën e punimeve, pas sugjerimeve të fundit që i kemi marrë nga UEFA dhe rifreskimit të projektit sipas kategorisë së katërt, mendojmë së në bazë të planit dinamik dhe ecurisë së deritashme pritet që në korrik-gusht të vitit të jetë i gatshëm kur edhe do të luhet ndeshja ndërkombëtare mes Kosovës dhe Finlandës”, ka thënë Alaj.

Ai ka folur edhe për intervenimet që ka bërë UEFA në stadiumin e Prishtinës. Alaj thotë se stadiumi i Prishtinës do të jetë i kategorisë së katërt i cili plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Ai është i bindur se ky stadium do të jetë i gatshëm për sfidën Kosovë-Finlandë.

“Ne të gjitha këto shqetësime dhe gjitha këto intervenime që janë bërë në projekt në bazë të rekomandimeve nga UEFA, ne kemi pasur një bazë, në bazë të kontratës aktuale që është me operatorin ekonomik dhe ecurisë së punimeve, planit dinamik kemi parë që punët mund të realizohen edhe me intervenimet që janë bërë në projekt mund të realizohen deri në korrik-gusht të vitit të ardhshëm. Kategoria ka qenë e katërta sipas rregullores së UEFA-së dhe FIFA-së që pranohet për zhvillim të aktiviteteve në futboll për ndeshjet ndërkombëtare, duke përfshirë disa hyrje apo dalje emergjent që planifikohen, është çështja e sigurisë së objektit të hyrjes e daljes, që duhet të ketë një objekt për shkak të terrorizmit dhe aspektit të sigurisë që kërkohet për publikun. Mendoj se stadiumi do të jetë i gatshëm për lojën me Finlandën. Ne jemi duke punuar në vazhdimësi, punët janë duke ecur, kemi kryer gjitha procedurat sa i përket implementimit te projektit pas rekomandimeve të fundit, kanë qenë në vizitë UEFA, kanë parë ndryshimet që kanë ndodh edhe në objekt, kështu që jemi në komunikim të vazhdueshëm me UEFA-n për ecurinë e punës, por edhe raportet që do t’i dërgojmë këtë fundvit me ndryshimet në projekt dhe përmbushjet e detyrimeve ndaj UEFA-së që të pranohet stadiumi me përfundim e punimeve”, ka theksuar Alaj.

Mirëpo, nënkryetari i FC Prishtinës, Afrim Muçiqi nuk beson se stadiumi do të jetë i gatshëm as në vitin 2017 për ndeshje ndërkombëtare. Sipas tij, punët nuk janë duke ecur mirë, sepse sipas Muçiqit, projektin që e ka bërë Ministria e Sportit nuk është pranuar nga UEFA, dhe intervenimet që ka bërë shtëpia e futbollit evropian në projektin për rinovimin e stadiumit kërkojnë më shumë kohë.

“Në bazë të projektit që e kanë pasur, projektin që e kanë bërë ministria, përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-së normalisht se nuk e kanë pranuar, sepse nuk i ka përmbushur gjitha kriteret, kështu që ata kanë ardhur dhe kanë kërkuar një ritenderim të stadiumit të qytetit, sepse duhet të bëhen disa faza tjera të cilët i kërkojnë kriteret, pra ajo është që ne e kemi thënë me vite se çka duhet më u ba, kështu që ne si klub i kemi ofruar edhe një mundësi shtesë Ministrisë së Kulturës, projektin që kanë dhuruar gratis gjermanët dhe mendoj se nuk kanë gabuar, sepse është një shtet që i ka ndërtuar mbi 700 stadiume, kështu që duhet të ecët përpara. Momentalisht punët nuk janë duke shkuar mirë dhe jemi shumë skeptik se a do të kryhet në afatin e caktuar për shkak të neglizhencës dhe njerëzve që nuk kanë ditur më ba projektin”, ka pohuar Muçiqi.

Ai ka shtuar se duhet shumë punë për t’u bërë, sepse sipas Muçiqit, me sugjerimet e UEFA-s duhet të ndryshohet gjithçka, duhet të ndryshohet komplet pjesa lindore, si dhe veri-jugu të afrohen pak më afër.