Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Sqaron Hoti: Veprimet e Kilajt ma pamundësuan që të zgjidhem asamblist – Malisheva Press

Sqaron Hoti: Veprimet e Kilajt ma pamundësuan që të zgjidhem asamblist

Ish asamblisti i PDK-së Bekim Hoti ka sqaruar për opnionin arsyet që sipas tij i pamundësuan që të zgjidhet si anëtar i Kuvendit Komunal të Malishevës.

Hoti ka renditur një numër arsyesh që lidhen drejtpërdrejtë me Kryetarin e degës së PDK-së në Malishevë Isni Kilaj.

Hoti ka akuzuar Kilajn se ai ka krijuar një grup klanor dhe servil brenda PDK-së dhe se nuk po i jep hapësirë kryesisë së degës për të vepruar duke marr kështu vendime kokë në vete.

Ai ka akuzuar Kilajn edhe për luftë kundër tij gjë e cila sipas tij e ka pamundësuar zgjehdjen e tij si asamblist.

Ja sqarimi i plotë i ish asamblistit  Bekim Hoti:

 

Sqarim:
Që nga zgjedhjet komunale të 22 tetorit, është hera e dytë që gazetat lokale në Malishevë, si pjesë të lajmit ndër tjerash e pëmendin një fakt e që është i vërtetë se un nuk kam mundur ti mar votat e mjaftueshme për Asamble.
Por unë dua të sqaroj se shkaqet që unë nuk kam mundur ti mar votat e mjaftueshme për Asamble ishin, konkurenca brënda listës për Asamble e që është krejt normale, por shkaktar kryesorë që nuk është as normale e as e ndërgjegjshme ishte lufta e brenshme dhe atë shumë e ashpër dhe e pa ndëgjegjshme kundër meje, nga disa individ, por fatkeqsishtë edhe nga disa persona që ishin kandidat brënda listës për Asamble e që pranuan të bëhen servil dhe vegël e atyre individëve e kundër meje.

Unë personalisht isha i luftuar ashpër brënda listës për Asamble nga bartësi i listës për Asamble, nga kryetati ynë i degës z.Isni Kilaj dhe një grup tashmë i vogël klanor e që unë këtë grup e quaj ’’KLANI I ACIDIT SULFURIK’’ i PDK-së në Malishevë.
Në anën tjetër dua tësqaroj se arsyeja e vetme pse më ka luftuar kryetari i degës Isni Kilaj është se në takimet e rregullta të kryesisë ja kam thën të bardhën e bardhë e të zezën e zezë, apo të mirën e mirë e të keqen e keqe.
Për ndryshe qe nga viti 2007 sa her ishte në garë zgjedhore kryetari Isni Kilaj un q’do her kam qenë mbështetës dhe përkrahës i denjët i tijë…

Ndër tjerash kryetari i degës Isni Kilaj asnjëher nuk i ka dhënë hapsirë kryesisë së gjër për qasje në vendimmarrje, por ç’do her vendimet i ka marrë vetëm me grupin e vet të ngushtë të interesit, duke injoruar, distancuar dhe nënqmuar njerëz të sinqert, anëtarë dhe aktivist të devotshëm, madje edhe themelues të PDK-së në Malishevë…