Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Sot, vazhdon protesta kundër PRONTO 2 – Malisheva Press

Sot, vazhdon protesta kundër PRONTO 2

marshi-pronto-500x300Për të tetën herë radhazi grupi i qytetarëve #PROTESTOJ do të dal në rrugë për të kundërshtuar siç kanë thënë ata skandalin e përgjimeve, keqqeverisjen dhe korrupsionin.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook #PROTESTOJ ka ftuar qytetarët që të mblidhen në ora 17:00, në sheshin Zahir Pajzait, duke thënë se “gjendja e vendit nuk mund të përmirësohet pa përpjekjen e qytetarëve të tij të ndershëm”.

Ky mobilizim qytetarë erdhi pas publikimit të “Dosjes së Shefave”, nga Gazeta online Insadjeri, ku protagonist ishte Adem Grabovci, përmes së cilave përgjime dëshmohej ndikimi i figurave të Partisë Demokratike të Kosovës në institucionet e shtetit.

Insajderi për një muaj rresht ka publikuar serinë e telefonatave, pas të cilaveProkuroria e Shtetit nisi hetimet ndaj Adem Grabovcit për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë viteve 2011-2012.

Grabovci është ftuar që të mërkurën të paraqitet për intervistim para prokurorëve Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani lidhur me këtë rast. /Insajderi.com