Sot protestohet kundër përgjimeve “Pronto”

protesta-pronto
Sot në orën 14:00 do të mbahet protesta e organizuar kundër përgjëimve “Pronto”. Sipas njoftimit të “Grupit Protestoj”, para objektit të qeverisë do të realizohet një aksion simbolik para objektit të  Qverisë së Kosovës.Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë protestë.

“Me datë 09.09.2016, ditë e premte, #Protestoj do të realizojë një aksion simbolik pranë objektit të qeverisë së Kosovës. Ky aksion do të zhvillohet duke filluar nga ora 14:00 pasdite. Ju ftojmë të merrni pjesë gjatë këtij aktiviteti”, thuhet në njoftim.