Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal, diskutohet buxheti, pritet debat i nxehtë – Malisheva Press

Sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal, diskutohet buxheti, pritet debat i nxehtë

kuvendi

Mbledhja e Kuvendit Komunal e cila mbahet sot pritet të sjellë debat të nxehtë në së paku tri çështje:

  • atë të buxhetit për vitin 2017,
  • raportit të drejtorisë së arsimit dhe
  • raportit të drejtorisë së shëndetësisë.

Debati për buxhetin pritet të jetë mjaft aktiv kjo pasi që sipas burimeve të MalishevaPress/ nga brenda  opozitës qeveria Begaj nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta miratuar buxhetin dhe se ka pakënaqësi me mënyrën e shpenzimit të buxhetit të këtij viti dhe me transparencën e tij.

Kur kësaj i shtohet fakti që viti ardhshëm është vit zgjedhor, atëherë kjo vetëm sa e vështirëson sigurimin e votave të mjaftueshme dhe pastaj Malisheva mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvend Komune. Raporti i arsimit pritet të sjellë gjithashtu debat pasi që qeveria Begaj është nxënë ngushtë pas publikimeve të fshehjes së shumë pozitave për mësimëdhënës të cilat nuk i shin shpallur fare dhe që pas presionit medial dhe qytetar Kryetari Begaj u detyrua të shpallë konkurs plotësues për mbi 40 vende.

Kurse, raporti për shëndetësi pritet të sjellë debatë për konkursin e anuluar dhe të rishpallur në QKMF dhe dorëheqjen e Drejtorit të QKMF-së në Malishevë, i cili kishte akuzuar publikisht qeverinë Begaj për presion, shantazh dhe ndërhyrje.

Mbledhja e Kuvendit Komunal fillon në orën 10:00

Më poshtë i keni pikat e rendit të ditës për seancën e sotme:foto-2