Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

kryesia

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës me shefat e grupeve parlamentare të partive.

Me fillim nga ora 11:00 kryesia do të marrë vendim për datën e një seance të re parlamentare e që pritet të miratohen një sërë shqyrtimeve projektligjesh.

Poashtu si rend dite në seancën e ardhshme do të jenë këto pika rendi dite:/ZERI

R e n d i  i  d i t ë s

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për Kamatvonesat në transaksionet tregtare,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës,

9. Emrimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,

10. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehët),

11. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, (votim i fshehtë),

12. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),

13. Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (votim i fshehtë),

14. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (votim i fshehtë),

15. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Media,

16. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga 8 (tetë) deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,

17. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundëshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave