Sot mbahet testi i semimaturantëve

Nxënësit e klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë.

Me pikët e arritura ata do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.

Këtij testi do t’i nënshtrohen 26 mijë e 949 nxënës në të gjithë Kosovën dhe testimi do të fillojë në orën 10:00.