Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal, ja rendi i ditës

Sot mbahet seance e Kuvendit Komunal të Malishevës duke filluar nga ora 10:00 dhe në rend të ditës janë parapa plotë 23 pika për diskutim. Kjo séance përveçse e mbingarkuar me rend të ditës, pritet të diskutohen çështje shumë të rëndësishme.

Më poshtë e keni rendin e ditës:

R E N D  D I T E

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara.
  2. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës, i kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale në Malishevë (JanarDhjetor 2016).
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së kryetarit të komunës nr.01/417 datë: 30.03.2017, për ndërrimin e pronës publike me pronë privatë për interes publik, me rastin e ndërtimit të transitit të vogël në qytezën e Malishevës.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/466 datë: 11.04.2017, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pishinës publike në fshatin Banjë, KK-Malishevë.
  5. Shqyrtimi i raportit i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Mars-2017.
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për bartjen e të hyrave vetanake nga viti fiskal 2015 dhe 2016, në vitin fiskal 2017.
  7. Informimi për punën e zyrës së tatimit në pronë, për vitin 2016.
  8. Shqyrtimi i planit të punës i zyrës së Prokurimit publik për vitin 2017.
  9. Informimi nga kryetari i komunës për punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2016.
  10. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2017.
  11. Shqyrtimi i planit të punës i Njësisë së Auditimit të brendshëm për vitin 2017.
  12. Shqyrtimi i raportit të punës i Qendrës për punë Sociale për vitin 2016.
  13. Shqyrtimi i planit të punës i Qendrës për punë Sociale për vitin 2017.
  14. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Programit Komunal trevjeçar për banim 2017-2020.
  15. Shqyrtimi dhe miratimi përfundimtar i draft-rregullores për punën e Kuvendit, Komiteteve dhe Komisioneve të Komunës së Malishevës.

16 a)Shqyrtimi dhe marrja e vendimit për mosfurnizim me dokumentacion kadastral për AKP-në, për pronat e OPB “Mirusha” , b) Shqyrtimi i kërkesës nr.02/109 datë: 18.04.2017, e parashtruar nga Këshilli i Fshatit Bellanicë, për kthimin e pronave të Dubravës.

  1. Shqyrtimi i Peticionit te parashtruar nga banoret e Fshatit Lladrovc.
  2. Njoftimi në lidhje me kërkesën e kryesisë së fshatit Dragobil.
  3. Njoftimi në lidhje me projektin e asfaltimit të rrugës së transitit të vogël në Malishevë.
  4. Shqyrtimi i raportit nr.02/113 datë,20.04.2017 të Komisionit për verifikimin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike prej qeverisë së përkohshme deri me 2015.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave të qytetarëve;
  6. a) Kërkesa nr.01/33 datë: 11.01.2017 e parashtruar nga Vehbi Mazreku nga Malisheva, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.
  7. b) Kërkesa nr.01/285 datë: 08.03.2017 e parashtruar nga Skënder Krasniqi nga Fshati Carrallukë, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.
  8. c) Kërkesa nr.01/358 datë: 15.03.2017 e parashtruar nga Alban Mazreku nga Malisheva, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

ç. Kërkesa nr.01/ 85 datë: 30.01.2017 e parashtruar nga Zenel Ramaj nga Fshati Senik, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

  1. d) Kërkesa nr.02/83 datë: 18.03.2016, për inicimin e procedurave për dhënien ne shfrytëzim të pronës publike në fshatin Vërmicë në sipërfaqe prej 200 m², në parcelën nr.P-72310012-00394-0 për qëllime biznesore.
  2. Shqyrtimi i Peticionit të parashtruar nga banorët e lagjes së „‟Gurit‟‟ në Malishevë.
  3. Te ndryshme.