Sot, mbahet seanca e Kuvendit Komunal, diskutohet për emërtimin e rrugëve

kuvendi_malisheveNë mbledhjen e Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet sot, nga ora 10:00, si pikë e vetme e rendit të ditës, do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave të qytetarëve, për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve. Kujtojmë se ky proces është stërzgjatur për arsye të pakënaqësive të qytetarëve lidhur me tabelat e vendosura me emërtimin e rrugëve.