Sot mbahet mbledhja e KK-së në sallën e rinovuar (rendi i ditës)

kkMbledhja e nëntë e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet sot  duke filluar në ora 10:00.

Mbledhja mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës e cila ditë më parë është rinovuar dhe tashmë ka pamje të re.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen dhe votohen çështjet e mëposhtme

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
  2. Shqyrtimi dhe miratim i projekt-rregullores për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin 2016.
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-buxhetit dhe korniza buxhetore 2016/2018.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të DKAE-së, për përfundimin e vitit shkollor 2014/2015 dhe fillimi i përgatitjeve për vitin shkollor 2015/2016.
  5. Shqyrtimi i raporteve të Komisionit të Aksionarëve:
  6. a) Raporti vjetor i punës për vitin 2014, raporti financiar janar-dhjetor 2014 dhe plani operativ 2015/2016 i KRM “Ekoregjioni” Sh.A. Prizren, njësia operative në Malishevë.
  7. b) Raporti vjetor i punës për vitin 2014, planifikimi për vitin 2015, i KRU “Hidroregjioni-Jugor” Sh.A. Prizren, njësia operative në Malishevë.
  8. Të ndryshme